Kabllo dhe tela mbi kokat e qytetarëve


Kabllo dhe tela mbi kokat e qytetarëve

21:04 27/10/2018

Edhe pse në Maj të vitit 2014, Ministria e Inovacionit në bashkëpunim me AKEP dolën me një plan të përbashkët për eliminimin e kabllove ajrorë sipër kokave të qytetarëve, edhe pas 4 vitesh situata vijon të jetë e njëjtë.

Në lagjet e Tiranës, rrjetat e telave merimangë gjenden pothuajse kudo pranë dritareve të pallateve. Madje shpesh herë ato janë të ndërthurura me kabllot e energjisë elektrike duke u bërë burim rreziku.

Në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike thonë se për shkak të infrastrukturës së vjetër, e vetmja mundësi është sistemi i tyre në muret e pallateve.

“Duke pasur parasysh kushtet që shumë pallate apo ndërtesa janë ndërtuar në vite më parë dhe nuk kanë infrastrukturën e duhur që këto tela të kalojnë nën mënyrë nëntokësore, apo kanale. Ne jemi mundur të bëjmë një sistemim duke i kapur këto kabllo me fashetë në mure.

Plani i ish-Ministrisë së Inovacionit sëbashku me AKEP-in për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjeteve kabllore ajrore për të shpëtuar qytetet nga kjo xhungël, duket i dështuar përballë kësaj situate dhjetëra vjeçare. Madje edhe projekti Smart City për përhapjen e wireless-it si në vendet perëndimore, duket se ka mbetur në sirtarë. Banorët e Tiranës duhet të kalojnë poshtë tyre, madje të jetojnë me ta në dritare.

Tv Klan






Të ngjashme