Kabllot dhe telat elektrikë si “rrjetë merimange” mbi kokat e kalimtarëve (26 Janar 1999)


Kabllot dhe telat elektrikë si “rrjetë merimange” mbi kokat e kalimtarëve (26 Janar 1999)

11:38 26/01/1999

Mbi kokat e kalimtarëve në rrugët e kryeqytetit varen kabllo, tela dhe hekura të cilat për pak sa nuk preken me dorë. Lokale të ndryshme për nevojat e tyre kanë zgjatur kabllot nga shtyllat elektrike. Por ka dhe nga ata tela të cilat shërbejnë për të marrë energji elektrike duke mos paguar për të. Shoqata e Konsumatorëve të Energjisë është ankuar disa herë që lokale apo persona të veçantë, duke mos dashur të paguajnë taksën përkatëse, lidhen direkt me telat kryesorë.

Fenomen i cili përveçse bien ndesh me rregullat paguese ndaj KESH apo filialeve të tij, duke qënë amatore rezikon dhe jetën dhe shëndetin e qytetarëve të cilët kalojnë çdo ditë poshtë tyre. Zgjidhja dhe rënia e telave mund të shkaktojë viktima në çdo moment, ndaj dhe kontrolli për lidhjen e ndryshme të telave do të ndikonte në eleminimin e rreziqeve të tilla.

Por përveç telave e kabllove te elektrikut mbi kokat tona ka dhe zorra uji siç është një zorrë uji në mes të kryeqytetit e cila fillon nga Pallatet Shallvare e përfundon në një nga lokalet e Parkut Rinia. Mungesa e ujit ka detyruar një kryeqytetas që t’a lidhë zorrën në shtëpinë e tij dhe të cojë ujin në lokal. Por të shpresojmë që do paguajë më shumë që të paktën zorra të jetë material i fortë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme