Kabllot elektrike si “rrjetë merimangash” në rrugët e Tiranës (8 Gusht 2000)
Kjo është dega e KESH-it për Tiranën. Me këto mjete mirëmbahet sistemi elektrik i gjithë kryeqytetit. Pavarësisht se fshati që duket nuk do kallauz, sot ne guxuam të pyesim se çfarë bëhet me rrjetin. Në këtë gjendje janë kabllot në shumë lagje. Këtu jemi tek “Shallavaret”, pranë Parkut Rinia.
Sipas elektriçistëve, pronarët e lokaleve siç bëjnë pa leje dyqanet, ashtu lidhën dhe korentin. Tani punëtorët thonë se i trembet sherrit ndaj nuk shkojnë të ndërpresin lidhjet. Gjithashtu kur janë përpjekur të hapin kanal për të kaluar nën dhe linjën, janë ngatërruar me banorët e zonës. Ndërsa më e rëndësishmja është se nuk ka as strategji dhe as fonde për ndryshime në rrjet./tvklan.al