Kabuni me rrush të thatë
Përbërësit:
1 gotë ujë oriz
2 gota uji lëng mishi
1 filxhan kafeje rrush i thatë
1 filxhan çaji sheqer
3-4 lugë gjelle gjalpë
Kanellë
Përgatitja:
Orizi pastrohet, lahet dhe kavërdiset me gjalp, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë, pak kripë dhe vihet të ziejë.
Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, përzihet me sheqer, kanellë e karafil të bluar.
E mbulojmë me kapak dhe e lemë të ftohet.
Mund të shërbehet dhe me fruta të thata./tvklan.al