Kaçe pritet të qëndrojë të PAOK
Ergys Kaçe pritet të vijojë me PAOK, pas kthimit nga huazimi te çeket e Viktoria Pelzen. Ditët e fundit është përfolur shumë për një lëvizje e tij në kampionatin shqiptar, por Televizionin Klan ka mësuar se ardhmja e Kaçes parashikohet në kampionatin grek. Përvoja e Ergys Kaçe në Çeki me Viktoria Plzen përfundoi para kohe dhe mesfushori po stërvitet përsëri me PAOK.
Kaçe është formuar te akademia e PAOK dhe është pjesë e ekipit të parë prej 2010 ku ka luajtur për shumë sezone. Futbollisti i Kombëtares po kalon një periudhë jo pozitive. Ai nuk u grumbullua nga Gianni De Biasi në sfidën e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, atë me Izraelin, ndërsa me Spanjën përfundoi në tribunë. Ergys Kaçe ishte pjesë e Kuqezinjve në fazën finale të Euro 2016 duke luajtur vetëm 28 minuta me Zvicrën.
Tv Klan