Kadare, premiera në Teatrin Kombëtar – (28 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ismail Kadare merr pjesë në premierën e shfaqes “Ëndërr e nje nate dimri”, sipas novelës së tij të njohur “Kush e solli Doruntinën”. Megjithëse ishte paralajmëruar prezenca e Kadaresë në premier askush nuk mund ta konfirmonte këtë më parë. Ardhja e radhës e Kadaresë ka si qëllim edhe tëprezantoje para lexuesve shqiptarë tre tituj të rinj të botuar në vendin tonë nga Shtepia Botuese “Onufri” si marrjen e titullit “Qytetar Nderi” i Tiranës.
Në mbrëmjen e sotme ai është shoqëruar nga bashkëshortja Helena dhe ka qenë mjaft i vëmendshëm kur ndiqte pjesën sipas motiveve të novelës së tij në Teatrin Kombëtar. Kjo pjesë është vënë në skenë nga regjisori Armand Bora dhe është një përpjekje për të sjell në Shqipëri teatrin polifonik. Kjo është shfaqja që ka hapur sezonin e ri artistik pas më shumë se një viti heshtje në Teatrin Kombëtar./tvklan.al