Kadri Veseli thirret në Hagë, reagon Rama
“E padrejtë ftesa për luftëtarët e UÇK-së”
Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale pas lajmit se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është thirrur nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar.
“Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin”, shkruan Rama.
Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin🇦🇱🇽🇰
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2019
Në një konferencë për mediat këtë të enjte, Veseli deklaroi se do të paraqitet para gjykatës më 4 Dhjetor.
“Epoka e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – është pjesa më krenare e jetës sime. Jam i bindur se edhe kjo Gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe që do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shprehej kreu i PDK-së./tvklan.al