Kafka që mund të ndryshojë historinë
Një kafkë 260,000 vjeçare mund të rishkruajë historinë e evolucionit të njerëzve.
Bëhet fjalë për disa kërkime të reja, të cilat kanë zbuluar se kjo kafkë është e ngjashme me fosilin e paraardhësve tanë, që u gjet 10,000 kilometra larg Marokut në Qershor. Kjo tregon se njerëzit e sotëm nuk e kanë prejardhjen vetëm nga Afrika, ashtu siç mendojnë shkencëtarët sot. Ky zbulim supozon që disa grupe të hershme të paraardhësve tanë kanë migruar në Euroazi përpara 200,000 vjetësh, ku u zhvilluan me tipare të reja. Nga aty, disa aziatikë të hershëm u kthyen sërish në Afrikë ku u përzien me popullsinë vendase. Njerëzit e sotëm ose siç njihen shkencërisht, Homo Sapiensët, evoluuan në këto grupe të përziera dhe u shpërndanë në të gjithë botën. Kjo do të thotë që ADN-ja jonë është e ndërtuar nga paraardhës aziatikë dhe afrikanë./tvklan.al