Kafshët pa çertifikatë në treg sekuestrohen, Rama lajmëron nisjen e aksionit nga 1 Dhjetori


Kafshët pa çertifikatë në treg sekuestrohen, Rama lajmëron nisjen e aksionit nga 1 Dhjetori

15:25 23/11/2016 https://youtu.be/h25HXJFQbPo

Qeveria ka vendosur t’i japë fund tregtimit jashtë çdo kushti higjeno – sanitar të kafshëve dhe mishit të tyre.

Nga 1 Dhjetori, çdo kafshë që nxirret në treg pa çertifikatën veterinare do të sekuestrohet. Fushatën e inicuar nga ai vetë, Kryeministri ka urdhëruar të zbatohet me përpikmëri nga të gjithë kryetarët e bashkive, të cilëve u shpjegoi planin, në një takim të zhvilluar në Kryeministri.

Rama tha se kjo është vetëm masë paraprake, për t’i dhënë fund tregjeve të improvizuar dhe shumë larg standardeve që kërkohen, pasi nga 2017 qeveria e tij ka një plan edhe më shtrëgues, për të disiplinuar tregtimin e mishit dhe kafshëve.

Kryeministri u ka kërkuar kryebashkiakëve të përqafojnë modelin e qeverisjes së tij, për një bashkëpunim publik privat për ndërtimin e tregjeve moderne dhe me standarde.

Tv Klan






Të ngjashme