Kakavijë, arrestohet shqiptari 18 vjet pas vrasjes së rumunit
18 vjet pasi vrau një shtetas rumun në Itali , arrestohet nga policia shqiptare.
Aris Kaçi i njohur ndryshe me emrin Astrit Rapushi me 17 Nëntor të vitit 1998 në qytetin e Romës ka grabitur shtetasin rumun me emrin Stefani duke i marrë një orë dore dhe duke i shkaktuar vdekjen .
38-vjeçari nga Saranda u ndalua në pikën kufitare të Kakavijës teksa tentonte të hynte në Shqipëri në mënyrë të rregullt nga Greqia .
Kaçi, është dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë”. Ndërsa sipas policisë pas vrasjes ka jetuar për shumë vite në Greqi me identiet të ndryshuar.
Pas verifikimeve të punonjësve të policisë së Kakavijës, në sistemin TIMS ky shtetas rezultonte person në kërkim.
Brenda pak ditësh 38-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë.
Tv Klan