Kakavijë/ U dënua me 10 vite e 6 muaj burg, kapet i kërkuari
Një person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burg ka rënë në pranga.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se një ditë më parë, në orën 22:30, në afërsi të Piramidës 28, u kap Kastriot Dida, që po tentonte të kalonte kufirin, i cili u shoqërua menjëherë nga policia.
Pas verifikimit në Sistemin “TIMS”, rezultoi se ky ishte person i shpallur në kërkim.
Më pas policia e Gjirokastrës bëri arrestimin 48-vjeçarit Kastriot Dida, banues në Tepelenë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentative”./tvklan.al