Kalaja e lashtë e Beratit drejt shkatërrimit – (17 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo është kalaja e lashtë e Beratit, e cila ka pritur dhe pret me qindra dhe mijëra turist të huaj dhe vizitorë nga vendi. Kush e ka vizituar këtë monument disa vite më parë, shikon një ndryshim të madh sepse çdo ditë që kalon, po e kthen këtë pasuri kulturore kombëtare në një rrënojë.
Këto pamje nuk kanë nevojë për koment, pasi këtu dëmtimet e bëra kohët e fundit, kanë vazhduar sistematikisht. Gurët e hequr çdo ditë, tashmë e kanë bërë efektin e duhur dhe investimi me një minimum fondesh tani është më se i domosdoshëm dhe nuk pret. Shqetësimet e bëra në pushtetin lokal dhe qendror, deri tani nuk kanë gjetur përgjigjen e duhur./tvklan.al