Kalaja e Lezhës pa ndriçim


Kalaja e Lezhës pa ndriçim

16:17 18/02/2014 kalajakalajaKjo pamje e mrekullueshme e kalasë së Lezhës gjatë natës është parë për herë të fundit në festat e fundvitit.

Energjia u ndërpre në fillim të vitit për shkak të mospagesës së faturës. Më pas, duke përfituar nga ky fakt, persona ende te paidentifikuar kanë vjedhur kabullin e linjës elektrike. Bashkë me të janë grabitur edhe prozhektorët.

Kalaja e Lezhës u ndriçua me iniciativë të fondit shqiptar të zhvillimit, si pjesë e një projekti që përfshiu kalatë më të njohura në mbarë vendin me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.





Të ngjashme