“Kallëzo”/ Ujërat e zeza enden rrugëve të Valiasit
Kjo është situata e rrugëve në Valiasin e Vjetër, që ndodhet vetëm pak kilometra larg kryeqytetit.
Banorët e kësaj zone ankohen se ndonëse kolektorët për trajtimin e ujërave të zeza kanë dy javë që janë hedhur në rrugë, ende nuk është bërë pastrimi i tyre.
Këto janë pamjet që banorët kanë sjellë në redaksinë e www.tvklan.al në rubrikën “Kallëzo”.
Siç mund të shihet fare lehtë gjendja është skandaloze.
Vetë banorët shprehen se kjo situatë është e papranueshme dhe kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet përkatëse për normalizimin e rrugëve./tvklan.al