“Kallëzo”/ UKT zgjidh problemin, pas denoncimit të banorëve të Selitës
Pas denoncimit të djeshëm të bërë në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al, nga ana e banorëve e rrugës “Mentor Xhemali” në Selitë, ka reaguar menjëherë ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, e cila ka dërguar në terren skuadrat e saj të punëtorëve.
Nga konstatimet në vend u verifikua se nga dëmtimi i tubacioneve, uji i pijshëm derdhej në rrugë duke shkaktuar probleme jo vetëm në furnizimin me ujë të pijshëm, por duke përmbytur edhe rrugën.
Pavarësisht kushteve jo të favorshme dhe errësirës, puntorët e UKT-së kanë bërë të mundur riparimin brenda orëve të natës të këtij defekti.
Denoncimi i djeshëm në rubrikën “Kallëzo”
https://www.youtube.com//embed/lWFR1Nyr9is
Prej 5 ditësh, uji i pijshëm rrjedh nëpër rrugë…
Kjo është gjendja që paraqitet në një prej zonave të kryeqytetit, pikërisht në rrugën “Mentor Xhemali”, në Selitë.
Banorët e kësaj lagje, kanë denoncuar në rubrikën “Kallëzo” në
tvklan.al
, faktin se dhe pse Drejtoria e Ujësjellës -Kanalizimeve është telefonuar disa herë, madje banorët kanë shkuar personalisht pranë saj, askush nuk ka ardhur për të ndërhyrë në këtë situatë.
Përgjigjia që qytetarët kanë marrë nga punonjësit është se do të vijnë të kontrollojnë, por sipas tyre, edhe pse uji ka thuajse 1 javë që përmbyt rrugën, askush nuk është kujtuar për ta./tvklan.al