Kallëzohen penalisht deputetët e PD
Oficeri roje në Policinë e Tiranës ka kallëzuar depetutet e Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Gent Strazimiri pasi hynë me forcë në ambientet e drejtorisë duke përdorur edhe dhunë ndaj tij.
Ngjarja ndodhi pasditen e 16 Shkurtit në ambientet e drejtorisë atje ku u shoqëruan 19 persona për sjelle të dhunshme gjatë protestës përballë Kryeministrisë.
Sikurse duket edhe nga pamjet, deputetët e Partisë Demokratike konfrontohen fizikisht me punonjësit e policisë. Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në Drejtorinë e Tiranës dhe pritet që të kryhet verifikimi i tyre për të parë nëse është ushtruar dhunë mbi punonjësin e policisë.
Tv Klan