
Kaloi i qetë nga Shqipëria, por nuk pati fat në Itali
Një shqiptar është arrestuar me 25 kilogramë marijuanë , të cilën e kishte fshehur në makinën e tij. Shqiptari është arrestuar në Portin e Barit, pasi kishte zbritur nga anija që po udhëtonte.
Droga është gjetur në bagazhin e makinës së tij Mercedez.
Ka qenë Guardia di Finanza ajo që ka prangosur shqiptarin, gjatë kontrollit në automjetin e tij, menjëherë sapo anija mbërrit nga Shqipëria./tvklan.al