Kalvari i hakmarrjeve mes dy fiseve/ I plagosuri në Vlorë, djali i 59-vjeçarit që u ekzekutua në 2011


Kalvari i hakmarrjeve mes dy fiseve/ I plagosuri në Vlorë, djali i 59-vjeçarit që u ekzekutua në 2011

11:10 01/10/2017

Ferdinand Llanaj është njëri prej dy të plagosurve në atentatin e sotëm në rrugën Transballkanike në Vlorë, i cili dyshohet të ketë qenë edhe objektiv.

39-vjeçari është djali i Baftjar Llanaj, 59-vjeçarit që u vra me armë në qershor të vitit 2011 në Selenicë të Vlorës. Ai u qëllua për vdekje nga 46-vjeçari Sako Xhaferri. Mes fiseve Llanaj dhe Xhaferri në Vlorë ka një histori të vjetër hakmarrjesh.

Ferdinand Llanaj është gjithashtu vëllai i Aleksandër Llanajt, i dënuar me 35 vite burg si një nga autorët e “Masakrës së Çoles” në Vlorë në vitin 2015, ku u vranë tre të rinj. Grupi hetimor dyshon se atentati i sotëm mund të ketë lidhje me “masakrën e Çoles” ose me me ngjarjen e 27 Majit 2017 të këtij viti ku u ekzekutuan drejtori i OSHEE dhe Mirvjen Hyseni, drejtori i i një televizioni privat në qytetin bregdetar. 

Ngjarjet mes fiseve Llanaj-Xhaferri datojnë që në vitin 1998, kur në Selenicë u vra Gjysh Xhaferri, babai i Sako Xhaferrit i arrestuar për vrasjen e Baftjar Llanajt.

Më pas në vitin 2011 vritet pikërisht Baftjar Llanaj. Ndërsa një vit më pas, në Janar të vitit 2012 është ekzekutuar me armë Nure Xhaferri 52 vjeç, djali i Gjysh Xhaferrit të vrarë në 1998.

Ndërsa sot, u tentua të vritet Ferdinand Llanaj, djali i të ndjerit Baftjar Llanaj. Ai mbeti i plagosur, së bashku me Dritan Begajn, pasi të dy po udhëtonin me makinë në rrugën Transballkanike kur u qëlluan nga një tjetër makinë në ecje. Pranë vendit të ngjarjes, policia gjeti një pistoletë që dyshohet se i përket 39-vjeçarit Ferdinand Llanaj.

 -Viti 1998 – Vritet me armë në Selenicë të Vlorës Gjysh Xhaferri. Baftjar Xhaferri u akuzua për vrasjen e tij.

-Qershor 2011 – Ekzekutohet Baftjar Llanaj duke u kthyer nga Selenica. Policia arrestoi autorin Sako Xhaferri, djali i Gjysh Xhaferrit.

-Shtator 2011 – Altin Aliaj, nip i familjes Llanaj, tentoi të vriste me armë Nihat Xhaferrin, djalin tjetër të Gjysh Xhaferrit. Pas arrestimit si i dyshuar, Altin Aliaj u la “detyrim paraqitje” nga Gjykata.

-Janar 2012 – Vritet në atentat Nure Xhaferri 52 vjeç, djali tjetër i Gjysh Xhaferrit.

-1 Tetor 2017 – Plagoset në atentat Ferdinand Llanaj, djali i të ndjerit Baftjar Llanaj.

/tvklan.al






Të ngjashme