“Kam bërë gjithçka për të shpëtuar anijen”

BRINDISI ARRIVO NEL PORTO DEL TRAGHETTO NORMAN ATLANTIC FOTO FABIO SERINO - ARRIVO TRAGHETTO NORMAN ATLANTIC - fotografo: FABIO SERINO

“Kam bërë gjithçka për të shpëtuar anijen”

08:47 01/06/2016

“Unë kam bërë çdo gjë të mundshme për të shpëtuar anijen dhe udhëtarët. Isha i bindur se ata mund të arrinin në mënyrë të sigurt në destinacionin e tyre, sepse anija ishte në gjendje për të udhëtuar.” Është kjo deklarata, që ka bërë para prokurorit të Barit në Itali, kapiteni i anijes “Norman Atlantic”.

Në 28 dhjetor të 2014 në anijen “Norman Atlantic”, ndërsa ishte në brigjet shqiptare, shpërtheu një zjarr, ndërsa 11 njerëz vdiqën. 18 nga 500 pasagjerët, që ishin në anije, rezultojnë ende të zhdukur.

Kapiteni foli për gati gjashtë orë, duke iu përgjigjur pyetjeve të Prokurorit të Barit, Argilio Giacomazzi. Ai është duke u hetuar bashkë me 11 njerëz të tjerë për mbytjen e anijes, si dhe akuzën e vrasjes së shumëfishtë. Ndërkohë pronar i “Norman Atlantic” nuk ka pranuar të flasë para prokurorit.

/tvklan.al






Të ngjashme