“Kam humbur 7 kg”, Xhesi tregon për çfarë është penduar
Dy konkurrentet e Love Story, Xhesi dhe Generda, kanë treguar sendet e rëndësishme që ato i mbajnë në përditshmëri, në çantën e tyre.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Xhesi gjithashtu ka folur edhe për punën dhe vijueshmërinë pas angazhimit në emision.
Si po e përballon punën tani që je larg?
Generda: Shumë mirë sepse në Gjermani është mbyllur çdo gjë dhe ne nga shtëpia do punonim. Ndonjëherë nuk funksionon internet, kur kemi takime më ngec fytyra…
Xhesi: Mirë, kam arritur t’i bëj të dyja. Ka qenë goxha impenjative pjesa e Love Story.
Kam këtë librin, është i veçantë se ma bënë dedikim në një librari. “Për Xhesin sepse dashuria nuk ka fjalë por veç ndjesi”. Titulli i librit është Love Story.
Komentet që ju bezdisin më shumë?
Xhesi: Do thoja që nuk mërzitem unë, por ka raste që mami im i lexon dhe mërzitet më shumë se unë. Komenti që më prek më shpesh është që je e dobët. Si fillim unë nuk e kam në dorë dhe së dyti, një ndër arsyet që unë jam shumë e dobët, është se kam humbur rreth 7 kilogram, para se të filloja këtë rrugëtim.
Njerëzit nuk janë kurrë të kënaqur. Për shembull, gocat që kanë pasur puthje me Saimirin i sulmojnë pse keni pasur puthje. Ne që nuk kemi pasur, sa të ftohta jeni. Tani e kemi marrë vetë përsipër këtë gjë, do e përballojmë deri në fund se nuk i’a vlen të bëjmë as këtë pjesën e viktimizimit.
Më tej bukuroshja nga Shkodra ka treguar edhe diçka për të cilën është penduar.
“Normalisht që ka situataqë na bëjnë të themi gjëra në nerva e sipër, ndoshta kur prekemi. Për Generdën nuk kam menduar.
Ka gjëra që mund të kem thënë dhe që jam penduar më pas. Mbaj mend kur dolën Suela, Enxhëll dhe Ariana tek qendra estetike, një deklaratë imja ka qenë që duhet të largohen gocat që përfaqësojnë antivlera dhe është gjëja që më ka ngelur dhe jam penduar. E kam thënë se ishte situata e nxehur”, ka deklaruar Xhesi./tvklan.al