“Kam humbur pjesën më të bukur të jetës sime”. I vdes e dashura ditën që do i propozonte për martesë


“Kam humbur pjesën më të bukur të jetës sime”. I vdes e dashura ditën që do i propozonte për martesë

14:15 01/02/2018

Partneri i një vajze të re e cila u vra kur po kalonte rrugën, ka thënë për një gjykatë në Sidney se po planifikonte të propozonte të dashurën për martesë kur ajo vdiq papritur.  

Por në vend të kësaj, Aaron Roberts u detyruar të vendoste një unazë diamanti në gishtin e 26 vjeçares Danielle McGrath në funeralin e saj,dy javë pasi ajo vdiq kur po shkontë për në punë në nëntor të vitit 2016.

 

“Kam humbur pjesën më të bukur të jetës sime, mikeshën time më të mirë dhe gruan time të ardhshme”

, tha Roberts në një fjalim plot  pikëllim në gjykatë.

Sipas

Daily Mail

ai tha se nuk do ta harrontë kurrë momentin kur shkoi në vendin e ngjarjes për të parë partneren e tij të gjashtë viteve, të shtrirë të mbuluar me një çarçaf të bardhë dhe sendet e saj personale të shpërndara në rrugë.

Trupi i Danielle u dëmtua aq keq në aksidenti sa vetëm dora e saj e majtë kishte mbetur e padëmtuar kur familja e saj erdhi për të parë trupin.

Shoferi i kamionit që goditi atë tha se ndjehej shumë keq që ishte bërë shkaktar i këtij aksidenti të tmerrshëm dhe u dënua nga gjykata me 10 vite burg./tvklan.al 





Të ngjashme