“Kam vrarë dikë kur isha adoleshent”, Presidenti trondit me deklaratën e tij


“Kam vrarë dikë kur isha adoleshent”, Presidenti trondit me deklaratën e tij

19:22 10/11/2017

Udhëheqësi i Filipineve ka thënë për një grup emigrantësh filipinas se ai ka vrarë dikë kur ishte adoleshent.

Gjatë takimeve me udhëheqësit rajonalë, Presidenti Rodrigo Duterte i tha grupit, në qytetin vietnamez qendror të Da Nang, se ai kishte therur dikë.  

Duke iu referuar kritikave të të drejtave të njeriut për politikat e tij, Duterte tha se nuk kishte frikë të shkonte në burg.

 “Burg? Kur isha adoleshent burgu ishte shtëpia ime e dytë”

, tha ai.

 

“Isha shpesh pjesë e zënkave kur isha i ri, në moshën 16 vjeçare kam vrarë dikë, gjatë një përleshjeje me thika, thjesht sepse pamë njëri-tjetrin”

, shtoi ai, duke shkaktuar të qeshura nga audienca.

Zëdhënësi i Duterte, Harry Roque, tha për CNN në një tekst: “

Unë mendoj se ishte një shaka. Presidenti përdor gjuhën e përditshme kur është me filipinasit që ndodhen jashtë shtetit”

.

Duterte do të takohet me Presidentin e SHBA, Donald Trump, i cili mbërriti në Vietnam të premten për takimin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor./tvklan






Të ngjashme