Kamberi huazohet tek Aberdeen
Një kthim i sulmuesit shqiptar në Skoci
Florian Kamberi është kthyer në Skoci, aty ku spikati me Hibernian dhe Rangers. Skuadra e tij e re do të jetë Aberbeen. Sulmuesi i Kombëtares është huazuar nga St. Gallen ku firmosi verën e kaluar.
Kamberi do të qëndrojë tek Aberbeen deri në fund të sezonit. Drejtuesit e ekipit e shikojnë si një forcë më tepër në sulm. Florian Kamberi pritet të jetë i gatshëm për takimin me Livingston që do të luhet të martën e ardhshme.
Aberbeen synon një vend në kupat e Europës. Gjatë kësaj merkatoje ndryshuan ekip disa lojtarë të Kombëtares. Gentian Selmani kaloi te Boluspor po në ligën e parë turke.
Amir Abrashi u kthye në Zvicër te Basel. Lindon Selahi u bë pjesë e Willhem II në Hollandë. Taulant Seferi kaloi te Tirana, ndërsa Armando Sadiku firmosi për Bolivar në Bolivi.
Tv Klan