Kamer Qaka ndryshon ekip
Kamer Qaka do të vijojë karrierën në Rumani, por me një tjetër ekip. Mesfushori shqiptar firmosi për 3 vite me Politeknika Iashin.
Qaka kaloi te Steaua e Bukureshtit në muajin Korrik, por më pas drejtuesit e klubit vendosën ta largojnë. Politeknika Iashi ishte ekipi i parë ku Kamer Qaka luajti në kampionatin rumun.
23-vjeçari është aktivizuar edhe me Kombëtaren, por kësaj here nuk u grumbullua për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Tv Klan