Kamera e fshehtë/ 320 euro për “trajnimin” e gati për tregun gjerman të punës!
Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” ka zënë në rrjetë Agjencinë Shqiptare të Punësimit, e licensuar për trajnime në profesione të ndryshme. Administratori Miratim Mezini negocion me qytetarin dhe pas disa bisedave pranon që qytetari në fjalë të marrë një certifikatë 3 - mujore trajnimi për “punime dekorative dhe gipsi”. Pasi paguan 320 euro, shtetasi i interesuar është “i trajnuar” në punimet e gipsit dhe gati për tregun gjerman të punës, edhe pse nuk ka bërë asnjë ditë të vetme trajnim.
Emisioni “STOP” rikthehet sot në Televizionin Klan me një tjetër kamerë të fshehtë. Këtë rradhë është Agjencia Shqiptare e Punësimit ajo që ka rënë në grackë, duke na shfaqur me zë e figurë se si fitohet një certifikatë 3 – mujore trajnimi. Administratori –Si kalove?
Qytetari – Po shikoja diçka në internet, më këto të punësimit në ... Administratori –Në Gjermani?
Qytetari – Gjermani, që bëhet ... Administratori –Po, po. Më së shumti është ndërtimi.
Qytetari – Ndërtimi? Administratori –Ndërtimi, riparim celularësh e televizorash ...
Qytetari – Kush është ai profesion që arrihet të bëhet një kontratë pune, se gjithë qëllimi...? Administratori –Gips, elektrik, hidraulik, murator dhe këto .
.. Qytetari – Çfarë më sugjeron ti diçka për këtë pjesë? Administratori –Unë të kisha sugjeruar gips.
Qytetari – Gipsin? Administratori –Po.
Qytetari – Sa shkojnë kurset afërsisht? Administratori –400 euro. Hajde pijmë një cigare.
Qytetari – Me plotësu dosjen, normalisht kundrejt pagesës dhe të gjitha. Administratori –1020 euro do bëhet si fillim, 1020 euro të shkon krejt, se 700 euro të shkon vetëm certifikata.
Qytetari – Diçka që funksionon? Administratori –Realizohet, larg qoftë, vetëm me pas një procedim penal ose ndonjë gabim.
Qytetari – Jo! Unë nuk jam dënuar kurrë, as ... Administratori – Të rinjtë, asnjëherë nuk kemi ndenjur rehat. Ditën tjetër ... Administratori –Unë fola dhe praktikat e ndërtimit janë duke dalë, lejet e punës me ndërtimin, për sa i përket elektronikës.
Me këto..., janë dukë dalë, për të vonuar vonojnë..., për të vonuar faktike vonojnë, se sa mund të vonojnë. Tani ky, faktike deri në gjashtë muaj kërkon afat që të të gjejë vendin e punës, të të trajnojë e të gjitha, deri në gjashtë muaj kërkon afat.
Këtë kishte mundësi të ta realizojë, ka mundësi që dhe mund të shkojë dhe mbi gjashtë muaj, se nuk është 100%.
Sa i përket kursit, që të të fus në këto gipset dhe kështu gjërash, janë duke i kërkuar.
Qytetari – A të tha për çfarë vize, çfarë, sa? Administratori –6 - mujore e para, por 3 - vjeçare për të dalë i ka dalë të gjithëve. Kush ka qenë këtu që ka aplikuar me ne iu ka dalë 3 - vjeçare. Iu ka vonuar, por për të dalë iu ka dalë 3 – vjeçare.
Qytetari – Me një fjalë, një muaj është kurs këtu? Administratori –Dhe dy janë në Gjermani, derisa të specializohesh.
Qytetari – Me një fjalë edhe këtu do marr certifikatë? Administratori –Certifikata duhet të merret se s’bën, se na duhet për të plotësuar dosjen tënde.
Atje ti do shkosh si specialist, do të paguhesh, do të trajnohesh, do punosh 8 orë kur të shkosh. Ee me dokument ke specializimin e gipsit.
Qytetari – Për të futur aplikimin sa më shpejtë për certifikatën çfarë mund të bëjmë? Për të fituar kohë, flas. Administratori –Ta shohim tani. Të bësh pagesën e plotë para, besoj që fiton kohë se thotë po ta sjell nesër kontratëm e ke të firmosur.
Qytetari – Këtë dua të bisedoj. Bisedojmë dhe për pagesën komplet. Administratori –Po, ja ta pyes tani.
Administratori –Hajde! Ulu aty!
Qytetari – Si je? Administratorja –Mirë, si je?
Administratori –Tani, ky do të marrë kursin për këto të gipseve sepse këto të gipseve janë duke u lypur më shumë. Mirëpo, sa shkon komplet pagesa se një muaj do bëjë këtu dhe dy muaj në Gjermani?
Administratorja –Atëherë, 1 muaj do bësh këtu, 2 - 3 muaj do bësh atje. Si fillim bën kursin 1 – mujor këtu. Paguan 400 euro si fillim.
Qytetari – Thjesht për të fituar kohë, sa është certifikata e trajnimit, për gips po themi? Administratori –Po ky nëqoftëse ky e sjell nga andej kontratën e vet dhe çdo gjë?
Qytetari – Thjesht ta marr. Atëherë ka për të paguar lekët e kursit, s’do paguash pjesën tjetër? Qytetari – Sa vonon ajo? Administratori –Nuk vonon shumë.
Administratorja –Më fal, e do certifikatën në dorë ti?
Administratori –Po! Mbrapa të marrë certikatë në dorë i bie. Ne e bëjmë atë, që ke mbaruar trajnimin, i ke bërë të gjitha. Po edhe këtë e bëjmë ne.
Pasi pak kohësh ... Administratorja –Si kalove?
Qytetari – Mirë! Ça bëre? Si kalove? E gjeta kontratën e punës. Administratorja –E gjete?
Qytetari – Po! Punime gipsi, normalisht. Administratorja –Për çfarë e ke kontratën e punës?
Qytetari – Punime gipsi. Administratorja –Ok! Dhe certifikatën do ta marrësh për gips.
Qytetari – Po, normalisht! Administratorja –Se mendova mos e kishe për murator apo diçka.
Qytetari – Jo, jo! Vetëm punime gipsi. Sa kushton? Çfarë dokumentash duhen? Administratorja –Atëherë, pasaporta, një fotografi e vogël dokumentash, nga 400 euro, 320 euro.
Qytetari – U kry! Qytetari – Nesër jeni këtu, që të kaloj dhe t’i sjell? Administratorja –Këtu jemi deri mbasdite, deri në orën 20:30.
Qytetari kthehet me dokumentet e nevojshme dhe pagesën... Qytetari – Do t’i bësh fotokopje kësaj apo...? Administratori –Po, po! Më duhet fotokopja e saj, më duhet një fotografi.
Qytetari – Vetëm një? Administratori –Po! Vetëm një.
Qytetari – Kaloji dhe një herë se unë i kalova, po nuk e di fiks. 320 euro. Administratori –320 euro, faleminderit!
Qytetari – Aq më shpejtë që ta përkthej dhe ta noterizoj. Administratori –Po!
Qytetari – Kjo është certifikata? Punonjësja –Po! Kështu del, ky është formati, varet.
Qytetari – Bojaxhi makinash. Punonjësja – Varet se ka profesione të ndryshme që i kemi. Administratori –Këtë për gips. Të del me pikë këtu në fund.
E ke sa pike, 97 nga 100 që janë të mundshme.
Qytetari – Të mundshme … dhe mua aq ma ler, 97 se … Administratori –Është dhe diçka tjetër nëqoftëse m’I lëshojnë mua kontratat, lejet e punës m’I lëshon ky. Normal që merr ato të vetat secili, por puna krejt është që janë dhjetë vetë, kanë dhjetëra kontrata, më dalin këto të dhjetat dhe unë I them: “O zotëri, kjo shkon kështu, të pëlqen të hysh në të, s’të pëlqen.
Qytetari – Normalisht! Administratori –Më ler mua këtë dorëzane dhe vazhdoj procedurat, nëqoftëse s’do është tjetri. Çdo gjë duhet bërë me njerëz që nuk flasin.
Punonjësja – Urdhëro, të lutem! Pasaportën! Administratori –Fotografia ku është? Emër, mbiemër.
Qytetari – Lloji i gipsit? Administratori –Po, jo tani mbaje me vete se ti rri këtu afër, shihi pyetjet tamam dhe hajde pastaj takohemi.
Qytetari – Ok! Administratori –Kur të duhet kjo?
Qytetari – Sa më shpejtë. Administratori –Çfarë është sot? E martë. Të mërkurën, të enjten kismet, në mëngjes, e ke gati.
Qytetari – Të enjten, më bëj vetë telefon. Administratori –Normal, se të marr në telefon unë.
Qytetari shkon për tq marrë certifikatën... Qytetari – A shkojmë lart? Administratori –Jo! Tani jam duke shkuar për ta sjellë këtu. Jo, tani jam duke shkuar për të vulosur, pije kafen avash.
Marrja e certifikatës ... Administratori –Hiqja këto.
Qytetari – Shumë mirë qenka, shumë në rregull. Kamera e fshehtë na tregoi sot se me vetëm 320 euro dhe mund të punësohesh jashtë Shqipërisë me profesionin që dëshiron, pa patur nevojë për kualifikimin përkatës./ tvklan.al