Kamera në qendrat sociale për fëmijë


Kamera në qendrat sociale për fëmijë

13:59 23/05/2016

Pas rasteve të abuzimit me fëmijët në qendrat rezidenciale, Ministria e Mirëqënies Sociale do të kërkojë instalimin e kamerave vëzhguese në 64 qendrat.

Kjo u bë e ditur nga Ministri Blendi Klosi, i cili tha se është ngritur edhe një task forcë për kontrrollin e tyre, duke filluar nga standardet, deri tek kushtet dhe stafi.

Pjesë e planit strategjik, të hartuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale, është edhe kontrrolli i kritereve të liçensimit për qendrat private.

Ministri i Mirëqenies u shpreh se do të kërkohet edhe shqyrim i përshpejtuar i Ligjit për të Drejtat e Fëmijëve.

Tv Klan






Të ngjashme