Kamera përgjuese në zyrën e Presidentit meksikan


Kamera përgjuese në zyrën e Presidentit meksikan

22:25 29/08/2019

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, tha se ai dhe kabineti i tij janë përgjuar nga persona të panjohur, duke bërë të ditur se në zyrën e tij u gjet një kamera e fshehtë e sofistikuar.

Gjatë një konference për shtyp, Presidenti Obrador u shpreh se kamera ishte gjetur në një zyrë që përdorej për takime në Pallatin Presidencial. Megjithatë, ai siguroi qytetarët se nuk ka asnjë sekret dhe asgjë për të fshehur.

“Gjërat që ne diskutojmë janë transparente, të ligjshme dhe nuk ka asgjë që mund të përdoret kundër nesh”, tha Obrador.

Gjatë fushatës presidenciale vitin e kaluar, Andres Manuel Lopez Obrador u shpreh se ai dhe familja e tij ishin nën përgjim. Pas marrjes së detyrës, i ndryshoi emrin Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, CISEN. /tvklan.al






Të ngjashme