Kamëz, dy të arrestuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje
Kamëz, dy të arrestuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje
Shpërndaje
22:11 10/02/2014Pronari i një qendre interneti në Kamëz dhe një bashkëpunëtor i tij 20-vjeçar u arrestuan në flagrancë nga policia e Tiranës pas informacioneve se merreshin me tregëtimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e tyre policia gjeti tre armë zjarri, një sasi lënde narkotike, një kapuç dhe një maskë si dhe një sasi fishekësh luftarakë.