Kamikazi i sulmit me bombë në dasmë, një fëmijë


Kamikazi i sulmit me bombë në dasmë, një fëmijë

22:04 21/08/2016

Një shpërthim kamikaz që vrau 51 persona në qytetin turk Gaziantep ishte kryer nga një fëmijë i moshës 12-14 vjeç. Kjo u bë me dije nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ky i fundit tha se i ashtuquajturi Sheti Islamik (ISIS)  qëndronte pas këtij sulmi, i cili kishte në shënjestër një dasmë kurde.Gaziantep, në afërsi të kufirit me Sirinë, është i njohur si një vend me disa qeliza të ISIS.

69 persona mbetën të plagosur nga bomba, 17 prej tyre në gjendje të rëndë, shtoi më tej Erdogan.

Seref Isler i BBC-së, i cili është nga qyteti i Gaziantep, thotë se qyteti me 1.5 milion banorë ishte tashmë në avantazh për shkak të ngjarjeve në Siri, ku ISIS po lufton forcat kurde siriane./tvklan.al






Të ngjashme