Gjendet një kamionçinë pranë magazinës së drogës, policia jep detaje
Pas zbulimit të magazinës së drogës në rrethin e Matit ku u sekuestruan mbi 3 ton drogë, policia ka gjetur një kamionçinë të braktisur në afërsi të saj.
Sipas policisë, ky automjet me targë TR 1344 U i përket Firmës AREKLA SH. P. K. dhe dyshohet se është përdorur për transportin e drogës.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në lidhje me informacionin e dhënë me datë 29. 09. 2016, për operacionin policor anticannabis në territorin e rrethit Mat, ku policia për 3 ditë asgjësoi 12.966 bimë narkotike, dhe u sekuestruan 3052 kg bimë gjysëm e tharë në një hangar në fshatin Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat ju informojm se:
Vazhdon puna në mënyrë intensive nga ana e policisë Matit, për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale për të çuar para drejtësisë personat e implikuar në këtë ngjarje.
Në vijim të veprimeve në afërsi të vendit ku u gjet bima narkotike është gjetur një automjet i braktisur tip kamionçinë me targë TR 1344 U.
Ky automjet është sekuestruar nga ana jonë në cilësinë e provës materiale për veprime të mëtejshme.
Nga verifikimet paraprake të kryera rezulton se ky automjet i përket Firmës AREKLA SH. P. K.
Nga ana jonë vazhdon puna në mënyrë intensive në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, për të përcaktuar se kush e ka përdorur këtë automjet dhe a ka shërbyer ky automjet në këtë aktivitet kriminal./tvklan.al