Kamionët shumëtonësh në kryeqytet (20 Maj 2000)


Kamionët shumëtonësh në kryeqytet (20 Maj 2000)

15:25 20/05/2000

Në bazë të një vendimi të dalë 6 muaj më parë ky kamion mund të hyjë brenda Unazës vetëm natën. Por ky nuk është i vetmi mjet që e shkel me të katërta rrotat vendimin. Gjatë gjithë ditës, punojnë firma ndërtimi që furnizohen vetëm me mjete disa tonëshe. Skoda me male dheu, betoni, tulla e hekura bllokojnë trafikun duke krijuar rradhë të gjata makinash dhe krijojnë nervozizëm tek shoferët.

Të vetmët që e bëjnë një sy qorr janë policët e qarkullimit. Para kameras policët nuk flasin por veçmas tregojnë se nuk dinë gjë për vedimin dhe se lejojnë të gjithë kamionët që kanë autorizim. Meqë tek ne përjashtimi vlen më shumë se ligji, me apo pa autorizim kamionët e gjithë tonazheve kalojnë e do të kalojnë ditën për diell derisa shteti pasi të vendosë në letër një gjë të mësohet ta vendosë edhe në vepra./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme