Kamionisti shqiptar do transportonte rreth 700 kg kanabis nga Amsterdami


Kamionisti shqiptar do transportonte rreth 700 kg kanabis nga Amsterdami

12:45 02/03/2017

Policia holandeze konfiskoi 674 kg drogë të llojit kanabis sativa në një kamion në lagjen Buitenveldert, Amsterdam, Holandë.

Shoferi i kamionit ishte një 35-vjeçar shqiptar i cili u arrestua nga policia ditën e djeshme. Emri i tij nuk është bërë publik ende.

Sipas burimeve, dikush kishte tradhtuar shqiptarin dhe i kishte rrëfyer çdo gjë policisë holandeze për transportimin e sasisë së madhe të drogës.

Kamioni ishte duke dalë nga autostrada A9 në Amstelveen. Oficerët e kishin vëzhguar shoferin dhe e ndaluan në një pikë kontrolli në Doddendaal.

 Shqiptari është vënë nën arrest, ndërkohë që hetimi vazhdon sepse dyshohet se ka të tjerë bashkëpunëtorë në operacion./tvklan.al

 






Të ngjashme