Kampi i Durrësit, forcat spanjolle – (14 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një kamp më shumë për të ardhurit nga kosova në Hamallaj të Durrësit. Këtë herë ngritur nga forcat spanjolle. Prezente në Shqipëri në këtë situatë të vështirë ku bashkëpunimin e parë e kanë bërë me bashkitë dhe komunat Sukth, Rrushkull Hamallaj dhe më pas me Durrësin.
Koloneli i forcave spanjolle sot takohet edhe me kryebashkiakun Brojka ku ka diskutuar për të ardhurit që janë në Tiranë dhe planet që kanë për të sistemuar sa më shumë të tjerë. Ky kamp i ngritur nga forcat spanjolle do të mbaj 5 mijë vetë të cilët do të merren nga Kukësi dhe Tropoja aty ku situate është edhe më e vështirë.
Kryebashkiaku Brojka ka premtuar për dimrin ngritjen pikave të tjera me mure duke zëvendësuar çadrat provizore. Por forcat spanjolle janë zotuar të rregullojnë vendet bosh, njëkohësisht të ngrejn kampe me parafabrikat dhe kontenier të tjerë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti