Kampi i Koshovicës në qytetin e Fierit (23 Qershor 1999)
Fëmijëve kosovarë në kampin italian të Koshovicës para nisjes në Kosovë të organizuar nga UNHCR-ja, NATO dhe Shteti Shqiptar u bëhet një instruktazh. I ngritur nga Bashkimi Italian Jug Veri, në ambjentet e një ish reparti ushtarak dhe i rikonstruktuar plotësisht, po përgatitet dhe për kthimin e organizuar të 470 kosovarëve të strehuar aty. Po përgatitet baza materiale dhe paketa me ushqime.
Të strehuarit janë kontrolluar dhe kartelizuar nga ana e shërbimit shëndetësor të qytetit të Fierit. Ajo që bihet në sy është se në kushtet e krijuara të ngjashme me ato të familjes kanë bërë që të rikuprohen dhe pasojat e streseve të krijuara gjatë largimit të tyre të detyruar nga serbët. Të gjithë presin 1 Korrikun ditën e kthimit të tyre në Kosovë të një rikthimi të sigurt pa frikë që ky rikthim të jetë një tragjedi për ta./tvklan.al
Gazetar: Teodor Keko