Kampi i refugjatëve në Shkodër – (28 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një kamp i ri për të ardhurit nga Kosova në Shkodër. Në periferi të këtij qyteti është shtrirë kampingu ku pritet të vendosen rreth 5 mijë të ardhur nga Kosova. Ky kamping ndihmë e qeverisë Austriake, Karitasit dhe Kryeqit të Kuq, do të strehojë refugjatët kosovarë që aktualisht gjenden në pallatin e sportit dhe kinemanë e qytetit të Shkodrës.
Në kamping është ngritur edhe një spital ku punojnë rreth 80 mjekë e infermier. Deri tani janë instaluar çadrat për 500 persona ndërkohë që po punohet për të ngritur pjesën tjetër të tyre./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego