Kampi i Togëzit, Librazhd (18 Maj 1999)


Kampi i Togëzit, Librazhd (18 Maj 1999)

11:20 18/05/1999

Me një kapacitet prej 1700 vetësh, kampi improvizues i kosovarëve në Togëz të Librazhdit ka filluar të ndjejë peshën e vështirësive. Jeta e përbashkët në kamp ka bërë që papastërtia dhe mungesa e ushqimeve të rëndohet më shumë. Furnizimi me ujë dhe vënia e dusheve nuk është realizuar ende. Problemet e tyre higjeno sanitare deri tani i kanë kryer tek familjet librazhdase.

Mangësitë në ushqime mund të durohen thonë ata, por mungesa e ujit po na semur çdo ditë e më shumë. Gjithashtu ata ankohen dhe për mungesë informacioni, ata nuk kanë asnjë televizor në kamp apo gazetë. Çdo ditë ata mblidhen në një ndërtesë ku Shtabi i Emergjencës ka vënë një televizor me anë të cilit ata mësojnë ç’po ndodh me vendin dhe me njerëzit e tyre./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme