Kampi “Olimpia” tek liqeni drejt mbylljes, refugjatët kosovarë duhet të riatdhesohen (22 Maj 2001)


Kampi “Olimpia” tek liqeni drejt mbylljes, refugjatët kosovarë duhet të riatdhesohen (22 Maj 2001)

15:34 22/05/2001

Ky është kampi Olimpia pranë kompleksit të pishinave në kryeqytet ku strehohen refugjatë kosovarë në Shqipëri të mbetur që nga lufta e Kosovës. Pas 2 vjetësh, tani këtu jetojnë rreth 40 familje,ndërsa pjesa tjetër e familjeve janë larguar me kohë nga ky kamp. Ky kamp do të mbyllet përfundimisht javën që vjen në datën 31 maj sepse ka mbaruar afati i projektit të financimit të tij.

Familjet të cilat mbështeten nga UNCHR duhet të zgjedhin dy nga alternativat që u janë dhënë, ose të riatdhesohen në Kosovë, ose të punësohen. Rrugë tjetër nuk ka. Kështu një pjesë e këtyre familjeve në këto kushte kanë zgjedhur rikthimin në Kosovë pas mëse 2 vitesh. Ndërsa pjesa tjetër ikin nga Shqipëria drejt shteteve të tjera./tvklan.al






Të ngjashme