Kampingjet e kosovarëve në Tiranë – (27 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Bashkia publikon numrin e të ardhurve të vendosur nëpër kampingje. Pesë kampe të ngritura gjithsej në të gjithë Tiranën. Vetem tek pishinat janë të vendosur mbi 2000 vetë, duke përfshirë këtu edhe ata që janë sistemuar tek palestra dhe numri i tyre shkon në 4700 persona.
Pallati i sportit mbetet më problematiku. E vetmja pikë që pret dhe më pas shpërndan. Ajo mban si total shifrën 2500 persona të cilët janë të sistemuar aty. Një tjetër pikë që është hapur për të përballuar fluksin e të ardhurve është edhe një pjesë e shkollës së handikapatëve. 600 vetë janë strehuar në këtë shkollë.
Fabrika e Porcelanit ka strehuar 100 persona, ndërsa në Uzinën Dinamo përveç dy godinave të liruara janë ngritur 25 çadra dhe do të vazhdojnë të vazhdojnë të ngrihen të tjera duke sjellë kështu shifrën 500 persona të sistemuar në këtë fabrikë. Gjithsej në pikat e pritjes numri arrin në 8400 vetë.
Nga vështirësitë që janë krijuar në Pallatin e Sportit nga mbipopullimi janë miratuar dhe dy vende të tjera që do të funksionojnë si kampingje. Ish-kombinati i Autotraktorëve që do të ngrihet nga një shoqatë Izraelito-Amerikane dhe Kombinati i Tekstileve./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti