Kampingu në Labinot Fushë të Elbasanit (18 Maj 1999)


Kampingu në Labinot Fushë të Elbasanit (18 Maj 1999)

11:14 18/05/1999

NATO po ngre një kamping për refugjatët në Labinot Fushë të Elbasanit, me një kapacitet prej 5 mijë vendesh. Kampingu po ngrihet nga forcat franceze të dislokuara në Elbasan me financim të Qeverisë Britanike. Në çadra janë vendosur 600 refugjatët e parë të mbërritur dy ditët e fundit kryesisht nga komuna e Mitrovicës.

Ky kamp është i treti në rrethin e Elbasanit dhe po punohet për vënien e banjove dhe dusheve, janë ngritur dhe katër klasa për zhvillimin e mësimit për fëmijët kosovarë. Në ndryshim nga të gjitha kampigjet administratorët e tij kanë ngritur një sallë që do funksionojë si qëndër kulturore./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme