Kampionati francez/ PSG rekord pagash
Jo vetëm lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit, por edhe lojtari më i paguar në kampionatin francez. Bëhet fjalë për brazilianin Neymar i cili kryeson listën e më të paguarve me një pagë që shkon deri 3,6 milionë Euro në muaj.
Sipas ‘LE QUIPE’, braziliani përfiton sa dyfishi i Edison Cavanit dhe Kilyan Mbappe së bashku. Sulmuesi uruguajan dhe ai francez përfitojnë nga 1.5 milionë Euro në muaj. Më pas në listë renditen Tiago Silva, Di Maria dhe Marqinios.
Emri i parë që nuk i përket PSG në këtë listë është ai i Radamel Falkaos, i cili renditet në vendin e 9 me 750 mijë Euro në muaj.
Në kampionatin francez luajnë futbollistë që paguhen edhe më pak se në Superligën tonë. Tek Amiens, skuadër që u rikthye këtë sezon në ligën e parë, ka paga 2800 euro bruto në muaj.
Burimi: Klan Plus