Kampionati i Partizanit sapo ka nisur
Kthimin tek rezultatet pozitive, Sulejman Starova ia dedikon të gjithë skuadrës dhe punës së bërë. Trajneri i ka transmetuar edhe lojtarëve filozofinë e pjesës së mbetur të sezonit e cila konsiston në modesti dhe kërkesën e maksimumit nga çdo përballje.
“Është vetëm fillimi sepse kampionati sapo ka filluar për ne, kemi kampionat me tre faza dhe objektiv kemi të marrim më shumë pikë se kundërshtarët”.
Kokën ulur dhe synimin tek trepikëshi edhe në ndeshjen e radhës ndaj Lushnjës, kundërshtar që mund të konsiderohet modest sa i përket pozicionit të fundit në renditje, por jo për Starovën.
“S’jemi më të mirë se të tjetër por as të tjerët më të mirë se në edhe Lushnja kundërshtar i fortë sa i përket objektivit që kanë …”
Takimi do të luhet në “Roza Haxhiu” të Lushnjës në orën 13:00.
Tv Klan