Kampionati Kombëtar i Futbollit, Tirana në krye – (14 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Tirana dhe Dinamo, kryesojnë me pikë të plota nga 12, pas javës së katërt, të kampionatit të 62 kombëtar të futbollit. Sot është shënuar një rekord prej 28 golash, me një mesatare 4 gola për ndeshje. Rezultatet e shënuara sot janë:
Teuta – Skënderbeu 3-1
Flamurtari – Tomori 2-1
Besa – Dinamo 1-3
Shkumbini – Besëlidhja 3-0
Shqiponja – Bylis 1-0
Tirana – Lushnja 7-1
Vllaznia – Apolonia 4-1
Rekordi për ditën e sotme është shënuar në ndeshjen e kampiones në fuqi, Tirana me ekipin e Lushnjes. Për bardhë e blutë, Halili ka shënuar tre herë ndërsa Fortuzi dy gola, duke vazhduar të jenë në krye të listës së golashënuesve, me 8 gola në 4 ndeshje. Tirana ndodhet në krye me 12 pikë./tvklan.al