Kampionati Kombëtar, kryesojnë Tirana dhe Dinamo (24 Shkurt 2001)


Kampionati Kombëtar, kryesojnë Tirana dhe Dinamo (24 Shkurt 2001)

14:48 24/02/2001

Fitore e madhe dhe e shkëlqyer e Vllaznisë 3-2 në Shkodër ndaj kampionëve të Shqipërisë të skuadrës së Tiranës për javën e 15-të të kampionatit tonë kombëtar të futbollit duke e bërë kështu më interesant mbarëvajtjen e tij. Pjesa e parë u fitua nga vendasit 2-0. Në takimet e tjera bie në sy dhe fitorja e Dinamos 2-0 ndaj Teutës në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.

Në Durrës, meqënëse fusha e Lezhës ishte e dënuar, Besëlidhja mund 1-0 Flamurtarin. Skënderbeu fiton 1-0 me Tomorrin dhe Lushnja 3-1 me Shkumbimin ndërkohë që Bylis fiton 1-0 me Besën e Kavajës dhe Premçi shënon për vendasit në minutën e ’89. Tirana dhe Dinamo kryesojnë të ndjekur nga Vllaznia e cila ndodhet në vend të 3-të me një pikë larg./tvklan.al






Të ngjashme