Kampionati Shqiptar i Futbollit – (19 Shkurt 1999)


Kampionati Shqiptar i Futbollit – (19 Shkurt 1999)

19:05 19/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Dy barazime dhe tre fitore të skuadrave vendase është bilanci i pesë takimev të javës së 18 të kampionatit të futbollit ndeshjet  të cilit janë zhvilluar sot në mesditë. Barazim klasik është ai i rregjistruar ai në Berat ndërmjet Tomorrit dhe Bylis. Shifra të bardha pa gola por një ndeshje mjaft e tensionuar. Tomorri vazhdon të mos humbasë në fushën e tij.

Në Shkodër Vllaznia vazhdon ritualin. Dy gola me autor Koten dhe Sinanin, si dhe dy traversa të shkodranëve janë në kronikën e takimit e cila pati sulmuesin Haxhia si protagonist të rasteve të humbura. Një gol i vetëm i realizuar nga kavajsi Bubeqi ka vlerën e tre pikëve ne triumfin e Besës ndaj Apollonisë.

Në Durrës Teuta ka barazuar me Skënderbeun duke humbur një shank të madh për tju larguar fundit. Ka qenë një golë i shënuar i Kadiut në fillim të pjesës së dytë që ka kaluar në avantazh Korçarët. Presioni Durrsak është konkretizuar vetëm 10 minuta para përfundimit të ndeshjes, kur gjyqtari Lezhian ka dhënë një penallti për Teutën. Begeja nuk ka gabuar dhe barazim 1-1./tvklan.al






Të ngjashme