Kampionati shqiptar sjell vetëm 7 milionë euro
Superliga lë pas vetëm Malin e Zi dhe Kosovën
Superliga e Shqipërisë nuk mund të quhet ende një kampionat që sjell të ardhura. Sipas raportit financiar të fundit që përkon me vitin 2018, dhjetë klubet gjenerojnë 7 milonë euro sëbashku. Këto të dhëna janë në rënie me 600 mijë euro nga 2017.
Superliga jonë lë pas nga rajoni vetëm Malin e Zi dhe Kosovën që gjeneruan respektivisht 5 dhe 4 milionë euro. Raporti tregon se paratë vijnë më së shumti nga bonuset e UEFA-s, 47% dhe sponsorizimet dhe e drejta tregtare 41%.
Shitja e lojtarëve në kampionate të huaj zë një pjesë tepër të vogël, vetëm 8%, por gjithsesi është me trend rritës. Shqipëria duhet të bëjë më tepër përpara që të shumëfishojë të ardhurat, pasi nuk përfiton shumë edhe nga sponsori i kampionatit.
Një aspekt që penalizon klubet shqiptarë janë stadiumet që nuk i kanë në pronësi. Gjithsesi nga viti 2017 ka më shumë spektatorë sipas të dhënave të publikuara në raport. Trend rritje pozitivë nga 5 deri në 15% më shumë se sezonin e mëparshëm.
Tv Klan