Kamza “fundos” Partizanin
Kamza vë gishtin në plagën e Partizanit. Përballje mes dy skuadrave, që ka zëvendësuar derbin e kryeqytetit, përfundoi në mënyrë dramatike për të kuqtë.
Skuadra e Ramadan Ndreut, gjeti golin e fitores 1-0 në minutën e 83 të takimit. Në fakt nisi si një kundërsulm. Aksioni u shpërnda me krose dhe pasime. Prekja e fundit e topit i takoi Ymerit që e dërgoi në rrjetë.
Për të kuqtë që nuk kishin shfaqur nivel në lojën e tyre ishte e pamundur të ndryshonin fatin e ndeshjes.
“
Puna ime është të ndihmoj skuadrën duke punuar më shumë, sigurisht që klubi do të marrë vendime. Unë bëj punën, por këto vlerësime bëhen diku tjetër
”, tha trajneri i Partizanit, Mark Iuliano pas takimit.
Në Gjirokastër Luftëtari i drejtuar nga Hasan Lika mori fitoren e parë duke mundur Lushnjën e Hysen Dedes 2-0. Golat për skuadrën vendase u realizuan nga Rroça në fillim të takimit dhe Rapo në minutën e 69.
Në Durrës Teuta dhe Laçi u ndanë në barazim 1-1. Rezultati u vendos në pjesën e parë të takimit./Tv Klan