Kamza, prova e Partizanit


Kamza, prova e Partizanit

23:50 01/11/2017

Përballja e fundit e Partizanit për fazën e parë të kampionatit është ndeshja me Kamzën. Humbja me Flamurtarin në kryeqytet rëndoi shumë. Peshën e përgjegjësisë tek të kuqtë e shtoi edhe mbledhja e drejtuesve më të lartë, të cilët duket se kanë lëshuar ultimatume edhe ndaj stafit teknik. Mungesa e fitoreve edhe sipas mbrojtësit Renato Kalarit i faturohet mungesës së sulmuesve.

“Ndjehet mungesa e Sukajt dhe Çanit. Nëse do të ishin të gatshëm, sot do të flisnim ndryshe. Tani e tutje duhet të luajmë me karakter dhe personalitet, duhet të tregojmë që jemi po ai ekip që kemi luftuar për titull.”

Ndeshja e radhës do të jetë një provë edhe për faktin se Kamza deri tani rezulton një ekip i fortë.

“Shkojmë me respektin për kundërshtarin, por do t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë, grintë dhe shpirt luftarak.”

Në renditje Kamza në vend të katërt është një pikë më lart se Partizani./Tv Klan






Të ngjashme