Kamza – Tirana hap javën e 10
Kamza dhe Tirana vijnë në përballen e tyre për javën e 10 të Superligës si dy skuadra me rezultate negative, zhgënjyese dhe me nevojën për të dalë nga kjo gjendje për shumë faktorë. Ardian Mema e mori ekipin në një periudhë të vështirë me shpresën se do ta ndihmojë skuadrën e tij të zemrës. Për këtë arsye ua ka bërë të qartë edhe futbollistëve se si duhet të sillen
Edhe pse ka bërë lojë të mirë Kamza e Klodian Duros nuk po merr rezultatet e dëshiruara por trajneri nuk qan mbi të shkuarën.
Në Vlorë luhet derbi i pikëve. Flamurtari dhe Teuta gjenden me 14 pikë ne mes të tabelës.
Flamurtari do të ketë mungesa titullarësh në këtë ndeshje por trajneri Daja ka shprehur besimin tek pjesa tjetër e futbollistëve që do të ketë në dispozicion.
Tv Klan