Nishani: Do të mbledh Këshillin e Sigurisë për kanabisin


Nishani: Do të mbledh Këshillin e Sigurisë për kanabisin

15:30 01/11/2016 https://youtu.be/-l0At00mSE8

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi se do të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, lidhur me situatën e kanabisit në vend, që sipas tij, ka marrë përmasa kombëtare.

Kreu i shtetit foli me shqetësim edhe për rritjen e kriminalitetit në vend, që sipas tij, po shkon drejt institucionalizimit të këtij fenomeni.

Këto deklarata, Presidenti Nishani i bëri gjatë një leksioni të hapur në Universitetin” Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, ku u ndal edhe tek Reforma në Drejtësi, duke e cilësuar shumë të rëndësishëm zbatimin e ligjit.

Kreu i shtetit u dekorua me çmimin “Nderi i Qarkut Shkodër” nga Këshilli i këtij Qarku.

Tv Klan






Të ngjashme