Kanada, 88-vjeçari thuri 12 mijë palë çorape për fëmijët e pastrehë
Dëshira më e madhe e një 88-vjeçari është që të ndihmojë fëmijët e pastrehë. Bob Rutherford, ka thurur rreth 12 mijë çorape, të cilat ua ka dhuruar qendrave të bamirësisë, për të gjithë të pastrehët në Kanada.
Pas vdekjes së gruas së tij në vitin 2010, Rutherford vendosi të krijojë sa më shumë çorape për të mbrojtur të gjithë ata në nevojë, nga acari i ftohtë gjatë dimrit kanadez.
Në fillim ai e ideoi këtë nismë i vetëm, duke thurur me dorë çdo çorape, por më vonë, Rutherford bleu aparaturat e posacme, duke krijuar biznesin e tij. 88 vjeçari jo vetëm që ka ngrohur këmbët e të pastrehëve ndër vite, por dhe zemrat e mijërave me solidaritetin e tij.
Burimi: Klan Plus